Apeli i Posaçëm lë në fuqi vendimin për ish-kryebashkiakun e Pogradecit Eduart Kapri

Gjykata e Posaccme e Apelit la në fuqi pafajësinë e dhënë nga Shkalla e Parë për Eduart Kaprin, ish kryebashkiakun e Pogradecit, të akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera” dhe “shpërdorim të detyrës”.

I njëjti vendim konfirmoi pafajësinë edhe për të pandehurit e tjerë Gurali Blaceri, ish-punëtor mirëmbajtës në Dr. Arsimore Pogradec, Safet Blaceri, ish-punëtor mirëmbajtës në Dr. Arsimore Pogradec, Avdulla Canon, ish-Zv.Kryetar i Bashkisë Pogradec, Enkeleida Kllomollari, ish-Dr. e Qendrës Arsimore në Pogradec dhe Nexhmi Torrën, me ish-koordinator i Nj. Adm. pranë Bashkisë Pogradec.

Sipas SPAK të pandehurit kishin konsumuar vepra penale në dy episode. I pari lidhej me një tender për blerjen e druve me vlerë afro 9 milionë lekë të reja, ndërsa akuza e dytë është ajo e pengimit të procesit zgjedhor në vitin 2019, pasi i kanë vënë kyçin tre shkollave që do të shërbenin dhe si qendra votimi. Pas shqyrtimin në dy shkallë të gjykimit akuzat rezultuan të pa bazuara në prova.