1.2 mln dollarë kanabis/ Pas SKY ECC, edhe ‘Ghost’ godet mafian shqiptare
Lajmi se autoritetet australiane kanë arritur të zbërthejnë një aplikacion mesazhesh të koduara që përdorej nga krimi i organizuar, të quajtur ‘Ghost’, ka bërë bujë në mbarë botën.
Pas zbërthimit të mesazheve të koduara në aplikacionet SKY ECC dhe EncroChat, kjo është një tjetër fitore e autoriteteve të ligjit në botë.
Në këtë rast, autoritetet australiane bashkëpunuan me hetuesit evropianë për të zbërthyer aplikacionin ‘Ghost’.
Mediat australiane thonë se janë regjistruar rezultatet e para në goditjen e mafias në nivel global.
Të paktën 51 persona janë arrestuar në vende të ndryshme, mes tyre një bos italian i mafias ‘Sacra Corona Unita’, me lidhje me shqiptarët.
‘Ghost’ ka arrestuar po ashtu një person 36-vjeçar në Australi, me lidhje me mafian shqiptare.
Ai akuzohet se ka trafikuar 1.2 milionë dollarë kanabis.
36-vjeçari përdorte aplikacionin ‘Ghost’ për të koordinuar komunikimet sekrete mes anëtarëve të një sindikate shqiptare të krimit të organizuar.