Soros jep 250 mijë dollarë për grupin që censuron mediat e djathta

Miliarderi ultramajtist, George Soros ka dhuruar të paktën 250 mijë dollarë për një grup që censuron mediat e djathta.

Kështu bën të ditur gazeta amerikane ‘Ëashington Examiner’.

Sipas gazetës, të dhënat tregojnë se fondacionet e Sorosit kanë dhuruar vjet çerek milioni dollarë për ‘Global Disinformation Index’.

Ndërkohë më përpara, Soros kishte dhuruar edhe 150 mijë dollarë të tjera për këtë grup britanik.

Gazeta amerikane shkruan se ky grup është hetuar me imtësi nga Kongresi pas akuzave se po censuron mediat konservatore.

Fondi i dhënë nga Soros u justifikua me objektivin: “Për të edukuar publikun për dezinformimin dhe dëmet e tij”.

Por objektivi kryesor i këtij grupi ishte censura ndaj medieve të djathta.

Soros ka dhënë edhe mijëra dollarë për të tjera organizata mediatike që kujdesen për të kufizuar shpërndarjen në rrjetet sociale të medieve konservatore.