Ndarja nga jeta e ish-deputetit Gerti Bogdani, Peleshi: Do t’i mungojë familjes, miqve dhe politikës

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ka përcjellë ngushëllimet në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-deputetit të PD Gerti Bogdani.

Peleshi u shpreh se i ndjeri ishte një qytetar dhe politikan shembullor.

“Humbje e parakohshme në moshë kaq të re është shumë e dhimbshme për këdo. Aq më tepër që bëhet fjalë për një politikan model dhe një qytetar e familjar shembullor. Dua të bashkohem me ngushëllimet dhe dhimbjen që gjithkush ndjen sot. Do t’i mungojë familjes, miqve dhe politikës shqiptare”, u shpreh ai.