Shtetasi polak ndalohet në Zveçan për kalim ilegal të kufirit

Të mërkur në fshatin Izvor, Zveçan, njësia policore ndaloi një shtetas polak.

I njëjti dyshohet se kishte hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës.

Pas ndalimit, prokurori kujdestar urdhëroi që i dyshuari të lirohet, ndërsa rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.