‘Rexhën e gjetëm duke u djegur’/ Ja momentet shokuese kur digjet banesa
Zbardhen të tjera dëshmi tronditëse nga ngjarja e rëndë në fshatin Nikoliq të Hasit, ku humbën jetën dy persona si pasojë e zjarrit të rënë në një banesë.
Fatime dhe Rexhë Lushi, nënë e bir, humbën jetën për shkak të flakëve.
Rexhë Lushi kishte hyrë në banesë për të shpëtuar nënën e tij, por u shkrumbua edhe vetë.
Një nga bashkëfshatarët, Neritan Koka, tha se e gjetën Rexhën duke u djegur.
Ndërkohë bashkëshortja e Rexhës ka arritur të shpëtojë.
Bashkëfshatarët dyshojnë se shkak i zjarrit është bërë energjia elektrike.
Ndërkohë SYRI TV sjell edhe pamjet që tregojnë se si u dogj shtëpia gjatë natës.