FOTO/ Manchester City-Inter, UEFA zgjedh lojtarin më të mirë të ndeshjes

Ka përfunduar në barazim kryesfida e mbrëmjes së djeshme mes Manchester Citit dhe Interit.

Skuadrat janë larguar me rrjeta të paprekura nga stadiumi, teksa ndeshja përfundoi me shifrat 0-0.

Në fund të duelit, lojtari i ndeshjes, u zgjodh mesfushori i Interit, Nikolo Barela, i cili mori këtë çmim special nga komisioni teknik i UEFA-s.

Kapiteni zikaltër në këtë duel, luajti një rol kyç për skuadrën e tij në të dyja pjesët.