Të afërmit: Rexha hyri për të shpëtuar nënën, zjarrin e shkaktoi energjia
Familja Lushi në Nikiloq të Hasit ka hapur dyert e mortit për 57-vjeçarin Rexh Lushi dhe nënën e tij, Fatime Lushi, që humbën.
Të afërmit e viktimave kanë thënë për SYRI TV se zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e energjisë elekrike.
Ata thanë se Rexha ishte duke ndihmuar nënën për ta nxjerrë nga shtëpia.
“S’kishte asnjë lloj mundësie për t’i ndihmuar, ishin të gjithë policia, zjarrfikësit dhe i gjithë katundi,” shprehet një bashkëfshatar i viktimave.
Ai tha se Rexha kishte njoftuar edhe policinë, përpara se të futej për të shpëtuar nënën e tij.
Nga zjarri ka shpëtuar bashkëshortja e Rexhës.
Viktima i kishte fëmijët dhe pjesën tjetër të familjes jashtë vendit, kryesisht në Angli.