Balak s’ka besim te Bayerni: Nuk shkon dot në finalen e Championsit

Për Balak, Bayerni aktualisht nuk është një kandidat për të shkuar deri në fund këtij rrugëtimi.

“Finalja në Allianz Arena do t’u japë të gjithëve te Bayerni edhe më shumë motivim, por ata ende duhet të tregojnë se janë edhe kandidatë për këtë finale. Për momentin nuk do ta emëroja si një nga kandidatet e para për në finale”, shpjegon ai në një intervistë për “Kicker”.

Bavarezët do të luajë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve së bashku me Parisin, Barçën, Dinamo Zagrebit, Aston Vila, Benfika e Lisbonës, Shahtjar Donjeck, Fejenord Roterdam dhe Slovan Bratislava.

Balak beson se ky raund paraprak në Champions do të jetë pikë referimi për mbrojtjen e Bayernit, e cila u kritikua mjaft paraprakisht. Por gjithashtu besoj se javë pas jave në Bundesligë ka një mundësi për të larguar dyshimet që shpesh janë shprehur për përbërjen e skuadrës:

“Sidomos në mbrojtje, kishte disa vendime që sigurisht mund të ishin marrë ndryshe dhe që shumë tifozë ndoshta do t’i kishin marrë ndryshe. Përgjegjësit e kanë zgjidhur ndryshe dhe sigurisht që ka arsye për këtë. Po flas qartë për aspektin financiar”.