Është momenti i Barcelonës, Flick kërkon të vendosë diktatin edhe në Champions

Pas një fillimi të jashtëzakonshëm në La Liga me pesë fitore në pesë ndeshje, Barcelona tani duhet të konfirmohet në Champions, kompeticion në të cilin vitet e fundit ka hasur në pengesa serioze, shumë prej tyre të pashpjegueshme.

Që nga fraza e famshme e Leo Messit se ajo që kishte nuk ishte e mjaftueshme për triumfe të rëndësishëm në nivelin kontinental, skuadra nuk ka mundur të ngrejë kokë, madje përfundoi edhe në Europa League pasi nuk arriti të kalonte fazën e grupeve.

Sot, Barcelona duket e ripërtërirë, Hansi Flick është trajneri i modës në Spanjë. Askush, madje as në vetë klubin katalan, nuk e priste një nisje të tillë në kampionat. Dhe jo vetëm për shkak të rezultateve të arritura, por për imazhin që skuadra po jep në këto ndeshje të para. Barcelona është një ekip intensiv, i cili ushtron presion në të gjitha 90 minutat e lojës dhe ka një efikasitet të jashtëzakonshëm shënimi.

Provën e parë në këtë format të ri të Championsin e ka përballë skuadrës franceze Monaco, që gjithashtu ka pasur një start shumë të mirë të sezonit në Ligue 1, ku ka grumbulluar 10 pikë nga 12 të mundshme në katër javët e para. Ndeshja do të luhet në “Stade Luis II”.

Formacionet e mundshme:

Një përballje mjaft interesantë është edhe ajo mes Atleticos së Madridit dhe Leipzigut në “Ëanda Metropolitano”, pa harruar takimin që do të zhvillohet në Bergamo mes Atalantës dhe Arsenalit.

Bayer Leverkuseni, kampion në fuqi i Bundesligës dhe Europa Leaague-s ka është gjithashtu para një prove të rëndësishme në fushë ne Feyenoordit.