Inzaghi e sheh gotën gjysmë plot: Rasti i Taremit na ka mbetur në mendje

Interi ia doli me shumë personaliet të merrte një pikë në “Etihad”, përballë Manchester City-t, madje zikaltrit nuk do të kishin vjedhur asgjë nëse do të ktheheshin në Milano me fitore, pasi patën disa mundësi të mira shënimi. Traneri Simone Inzaghi e sheh gotën gjysmë plot:

"Djemtë ishin të mirë, punuam mirë së bashku. Dhe nuk munguan mundësitë për të shënuar. Pjesa e parë ishte më e mirë, ndërsa në të dytën vuajtëm pak. E kam përgëzuar skuadrën.

Çfarë mungon për të bërë hapin përfundimtar? Në 30 metrat e fundit duhet të punojmë më mirë dhe të kemi më shumë teknikë. Përfundimi i aksioneve është i rëndësishëm, ne duhet të përmirësohemi. Mundësia e Taremit në pjesën e parë mbetet në sytë tanë, pasi ai nuk goditi, por preferoi të pasonte”.

Nuk mund të mungonte pyetja për mungesën e Lautaros në formacionin e parë:

"Mendoj se në bazë të asaj që shoh në stërvitje, nuk është çështje rotacioni. Kam 22 lojtarë në dispozicion, e mira e Interit është e para. Ne do të përgatisim ndeshjen me Milanin pas disa ditësh, do të kemi një ekip të mirë kundër.”

Dimarco mund të rikuperohet, siç ka treguar vetë trajneri:

"Nuk do të rrezikojmë, por kemi besim. Nëse do të jetë më mirë para ndeshjes, do të jetë në mesin e lojtarëve të thirrur. E kam parë më mirë".