Avionët luftarakë izraelitë sulmojnë Libanin jugor, goditet edhe një depo armësh e Hezbollahut

Forcat ajrore izraelite thonë se kanë sulmuar ndërtesat ushtarake dhe një depo armësh që i përkasin Hezbollahut në shtatë zona të Libanit gjatë natës.

Avionët luftarakë qëlluan mbi Shekhin, A-Taiba, Bleida, Mis al-Jabal, Eitaron, al-Khyam dhe Kfar Kila në Libanin jugor.

IDF gjithashtu sulmoi disa zona në Libanin jugor me zjarr artilerie, tha ajo.

Ndërkohë, pesë persona janë plagosur nga raketat e lëshuara nga Libani drejt Galilesë së Epërme në veri të Izraelit, raportojnë mediat izraelite.