", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2024/September/18/auto_image1170x530cropped1726692963.jpg", "width": 900, "height": 408 } }

Me shumicë dërrmuese, OKB miraton rezolutën e Palestinës kundër Izraelit/ Ja si votoi Shqipëria

Me një hap simbolik që tregon izolimin e vazhdueshëm ndërkombëtar të Izraelit, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka votuar me shumicë dërrmuese një rezolutë që e urdhëron atë të largohet nga territoret e pushtuara palestineze brenda një viti.

Votimi jo-detyrues pason një vendim historik në korrik nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) që i kërkon Izraelit të ndërpresë “praninë e tij të paligjshme në territorin e pushtuar palestinez sa më shpejt të jetë e mundur dhe të ndalojë menjëherë të gjitha aktivitetet e vendbanimeve atje”.

Rezoluta e së mërkurës u miratua me 124 vota pro, 14 kundër dhe 43 abstenime, duke u pasuar me duartrokitje në sallën e asamblesë së përgjithshme në Nju Jork. Shqipëria abstenoi së bashku me disa vende të tjera europiane ndërsa vetë Izraeli dhe SHBA votuan kundër rezolutës. Ky është një nga rastet e rralla ku Shqipëruia voton ndryshe nga SHBA në OKB. 

Rezolutat kundër Izraelit nga asambleja e përgjithshme janë të shpeshta, por kjo është e para që nga viti 1982 që shpreh hapur sanksionet kundër Izraelit. Rezoluta thotë: “Shqetësimet e Izraelit për sigurinë nuk mund të tejkalojnë parimin e ndalimit të përvetësimit të territorit me forcë”.

Kjo është gjithashtu rezoluta e parë e paraqitur nga Palestina që kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi në maj me 143 vota pro dhe 9 kundër për të përmirësuar statusin e Palestinës si vëzhgues në OKB duke i dhënë delegacionit palestinez të drejtën për të paraqitur rezoluta. Ky votim erdhi pasi SHBA kishte përdorur veton e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në prill për të bllokuar Palestinën që t’i jepej statusi i plotë i OKB-së.