Arrestohet shqiptari në Itali/ U kap me 93 kg kokainë të pastër me vlerë 4 milionë euro

Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për trafik droge, pasi në banesën e tij u gjet dhe sekuestrua një sasi prej 93 kg kokainë.

Mësohet se lënda narkotike kokainë është sekuestruar në Itali gjatë një operacioni policor në Brianza.

Sipas mediave të huaja, vlera e drogës përllogaritet në rreth 4 milionë euro nëse do të shitej me pakicë.

Drejtoria e Policisë së Milano, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë, inicioi një hetim për të goditur trafikun dhe shpërndarjen e drogës në sheshet e Monza dhe Milano.