'Bota është një vend i pavlerë pa ty!'/ Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit, reagon sërish bashkëshortja

 Bashkëshortja e ish-deputetit të ndjerë Gerti Bogdani ka reaguar sërish në mediat sociale për ndarjen e tij nga jeta. Me anë të një postimi në Facebook, Edlira Çepani i dedikon Bogdanit disa fjalë ku ndër të tjera thotë se ajo dhe fëmijët e tyre kanë nevojë për të.

“Bota është një vend i pavlerë pa ty! Do të të dua çdo ditë të jetës derisa të takohemi sërish, drita e çdo rrugëtimi tim!” shprehet Çepani.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani ka ndërruar jetë ditën e sotme (18 shtator) në moshën 44-vjeçare. Lidhur me ndarjen nga jeta të ish-deputetit ka reaguar edhe policia. Sipas njoftimit bëhet me dije se ish-deputeti është gjetur pa ndjenja në ambientet e një hoteli në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" pasi kishte pësuar arrest kardiak. Gjithashtu nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. 

Reagimi i plotë:

Ti e dije qe jeta ime s'ka kuptim pa ty! Ti e dije qe nuk ishe thjesht gjysma ime me e mire, ishe jeta ime!! Ti ishe shoku im, dashuria ime, familja ime, skuadra ime! Ti e di qe une nuk jetoj dot pa ty! S'di a ta thashe ndonjehere mjaftueshem sa te adhuroj!!! Zoti merr prane vetes me te miret, por ty s'duhet te te kishte marre, se une, Ajra dhe Reinarti kemi nevoje per ty, per dashurine tende per jeten, per keshillen e drejte qe jep gjithmone, per modelin e duhur qe je gjithmone! Bota eshte nje vend i pavlere pa ty! Do te te duam perjete, bashkeshorti, babai, shoku dhe njeriu me i mire qe do jetoje ndonjehere ne kete bote! Do te te dua çdo dite te jetes derisa te takohemi serish, drita e çdo rrugetimi tim!
Homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen ditën e nesërme dt. 19 Shtator 2024, në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës.