'Spikati me pjekurinë dhe maturinë e tij'/ Kryetari i KMSH shpreh ngushëllime për humbjen e parakohshme të Bogdanit

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu ka reaguar për vdekjen e parakohshme të politikanit Gerti Bogdani.

Në një deklaratë të ndjerë, ai shprehu se Bogdani spikati me pjekurinë dhe maturinë e tij në detyrat që mbajti dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjen dhe të afërmit.

REAGIMI I PLOTË:

Të Zotit jemi dhe te Ai është kthimi ynë!
Na trishtoi lajmi për ndarjen nga kjo jetë e Gerti Bogdanit! 
Djalë i ri, por që spikati me pjekurinë dhe maturinë e tij në detyrat që mbajti.
I shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta prindërve të tij, bashkëshortes dhe fëmijëve!
Zoti u dhëntë durim në përballimin e kësaj humbje të rëndë për ta!
E lus Zotin që ta mëshirojë dhe ta bëjë prej banorëve të Xhennetit!