VIDEO/ Sparta mposht Salzburg, Qazim Laçi shënon në Champions League

Qazim Laçi ka gjetur rrugën e rrjetës në Champions League, duke shënuar në sfidën Sparta Pragë-Salzburg, e cila u mbyll me rezultatin 3-0.

Mesfushori shqiptar shënoi golin e tretë në minutën e 58-të.    

Pas asistit të Olatunjit, Laçi, lëviz bukur në afërsi të pikës së penalltisë dhe me shumë klas arriti të nxirrte blof dy mbrojtësit kundërshtarë dhe portierin duke tundur rrjetën.

Në këtë duel pati minuta edhe për Rrahmanin dhe Krasniqin që u aktivizuan në minutat 64 dhe 72, ndërkohë që Tuci e ndoqi duelin nga stoli.

Përballja tjetër mes Bolognas dhe Shakhtar Donetsk u mbyll në barazim pa gola. Vlen të theksohet fakti se ukrainasit humbën penallti në minutën e 4-t, me gjuajtjen e Sudakov që u ndal nga portieri Skorupski.