Diku: Është thyer Konventa e Bazelit, mbetjet do të kthehen në portin e Durrësit

I ftuar në edicionin informativ të orës 19:30, Eksperti i Mjedisit Abdulla Diku, foli rreth letrës së dërguar nga Rrjeti i Bazelit drejtuar qeverisë për çështjet e mbetjeve dhe testimit të tyre.

Ai u shpreh se, janë një sërë normash ndërkombëtare që janë shkelur nga një vend që do të bëhet pjesë e BE-së.

Diku tha se, këto mbetje mjaft të dëmshme janë kthyer në portin e Durrësit sikur ishte parashikuar në fillim edhe pse qeveria e kundërshton.

“Mangësia e kësaj qeverie për të rënë dakort për një dokument që të qartësojë situatën ka sjellë një situatë aspak normale për vendin”- tha Eksperti i Mjedisit

Deklarata:

“Është një shqetësim krejt real, të gjithë e dimë që kredibiliteti i qeverisë në institucionet Shqiptare është në minimum, pikërisht për shkak të kësaj situate të krijuar.

Për shkak të transparencës së informacionit për publikun, për shkak të mos zbatimit të rregullave, për shkak të thyerjes hapur të Konventës së Bazelit.

Pra janë një sërë normash kombëtare, ndërkombëtare të cilat janë tejkaluar të cilat kanë sjellë këtë situatë aspak normale për një vend që do të bëhet pjesë e BE.

Shqetësimi është i drejtë për sa kohë këto mbetje supozohet që janë produkte të futura në hark elektrik. Kryesisht janë mbetje të rrezikshme në të gjithë katalogjet botërore, ndërkombëtare që klasifikohen si mbetje të rrezikshme.

Edhe sikur mos ta thotë qeveria, që tashmë kuptohet qartë që mos mbërritja e tyre në destinacion dhe kthimi i tyre drejt Shqipërisë, është pikërisht siq ishte parashikuar në fillim, pra mbetje të rrezikshme të cilat shumë shpejt do të ankorohen në portin e Durrësit për tu rikthyer në vend.

Mungesa e qartësisë, kakofonia e institucioneve, mungesa e ndërlidhjes, ndërveprimit ndërmjet tyre për të dalë në një dokumenet të përbashkët,  që ta argumentojë dhe shpjegojë në mënyrë të detajuar si ka ndodhur ngjarja, kjo mangësi e ka ekspozuar vendin në një situatë aspak normale.”-u shpreh ai