Statistikat e supersfidës City-Inter/ Italianët janë gjithnjë një kockë e fortë për Mançester Sitin

Manchester Citydhe Interi janë përballur vetëm një herë në garat zyrtare, në finalen e Ligës së Kampioneve të edicionit 2023. Në atë rast, “Qytetarët” fituan ndeshjen dhe turneun me rezultatin 1-0, finale e vulosur nga goli i Rodrit.

– Megjithatë, ka edhe dy precedentë në ndeshjet miqësore mes anglezëve dhe italianë: në 2010 në Baltimore, zikaltrit fituan 0-3, ndërsa një vit më vonë në Dublin, “Qytetarët” arritën një sukses me të njëjtin rezultat.

– Skuadra e Pep Guardiolës e ka nisur sezonin me këmbën në gaz: ata jo vetëm që janë skuadra e vetme në Premier Ligë me pikë maksimale pas katër ndeshjeve të para, por janë edhe sulmi më i mirë në kampionat me 11 gola të shënuar, të paktën plus tre nga të gjitha skuadrat e tjera

.- Skuadra e Pep Guardiolës u përball për herë të fundit me një ekip të Serisë A në Manchester në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve 2019/20, duke mposhtur Atalantën 5-1 në shtëpi në ndeshjen e tretë; ata më pas barazuan 1-1 në tranfertë.

– Edhe pse Cityka fituar katër nga pesë ndeshjet e fundit kundër skuadrave të Serisë A, duke barazuar tjetrën, ata kanë vetëm pesë fitore në 13 ndeshjet e fundit me klubet italiane (5 barazime 3 humbje).

– Ashtu si City, Interi nuk është përballur me kundërshtarë të Premier Ligë që nga finalja e vitit 2023.

– Ndeshja e fundit e Interit në Angli ishte një fitore 1-0 ndaj Liverpoolit në ndeshjen e dytë të raundit të 1/8-ave të Ligës së Kampioneve 2021/22, megjithëse kjo nuk ishte e mjaftueshme për të parandaluar një eliminim pas një humbjeje 0-2 në shtëpi në ndeshjen e parë.

– Interi ka shtatë fitore në 13 ndeshjet e fundit kundër kundërshtarëve të Premier Ligës, duke humbur gjashtë të tjerat.