'Pensionistët do përkëdhelen deri në zgjedhje'/ Abilekaj: Qeveria i rriti pensionet për efekt zgjedhor

I ftuar në edicionin e pasditën në Syri Tv me moderator Edvin Parruca, analisti Enton Abilekaj tha se indeksimi i pensioneve për pensionistët është i paqartë nga se vjendhe se nëse do të mërrmi me këtë inflacion, atëherë indeksimi me 4/1%, ose me 7500 lekë për një pension mesatar në qytet është skandaloz, dhe është totalisht i papërputhshëm me çdo zhvillim të ndodhur deri tani.

Abilekaj u shpreh se njerëzit që e votojnë Edi Ramën sepse e besojnë numërohen me gishtat e dorës, dhe me gjithë këto efekte elektorale me pensionistët dhe administratën, ai mezi i fiton zgjedhjet

'Ky indeksim është i paqartë nga se vjen, domethënë ku e kemi ne inflacionin, duhet sqaruar sepse ne përballemi çdo ditë me forcim të lekut, mund të themi që kemi deflacion , por çmimet që rriten ndërsa leku forcohet krijojnë inflacionin që gjoja ka indeksuar qeveria.

Nëse do të mëremi me këtë inflacion, atëherë indeksimi me 4/1%, ose me 7500 lekë për një pension mesatar në qytet është skandaloz, është totalisht i papërputhshëm me çdo zhvillim të ndodhur deri tani.

Indeksimi bëhet çdo vit , nuk bëhet njëherë në 12 vjet siç e ka bërë kjo qeveri, dhe jo para zgjedhjeve, sa herë ka zgjedhje siç e ka bërë kjo qeveri. Këto janë truke elektorale pa tru që I bën një qeveri e papërgjegjshme totalisht që s’ka asnjë ide se sa nevojë kanë pensionistët për tu indeksuar, sa janë rritur çmimet dhe mbi të gjitha përse janë rritur çmimet.

Është ekonomia kriminale ajo që dominon, ajo që shkakton edhe rritjen e çmimeve. Do thonë këta që është turizmi, mirëpo rritja ekonomike për shkak të turizmit ishte vetëm 0.7%, pra me n jë rritje 0.7%, nuk mund të jetë turizmi që zvogëlon euron dhe rrit çmimet, pra ka një arsye tjetër, dhe kjo  arsye tjetër janë kullat që dje Edi Rama i shpalli përsëri prioritet, thirri edhe të tjerë arkitekte nga jashtë, se duan akoma, ta bëjnë Shqipërinë një xhungël betoni të pajetueshme më ndërtesa fantazëm ku vetëm krimi të pastrojë paratë.

Pensionistët ndikojnë shumë në zgjedhje, masën më të madhe votojnë PS, dhë masa që ka bërë qeveria, është për të pasur një efekt në zgjedhje.

Ministri deklaroi që po përgatisim një shpërblim për pensionistët, pra pensionistët do të përkëdhelen deri në zgjedhje sa më shumë, për tu braktisur përsëri pas zgjedhjeve.

Rreth 60%e pensionistëve votojnë PS, shtoji kësaj edhe administratën publike e cila nga 2013 e deri më tani është shtuar me 90 mijë punonjës. Të gjitha këto janë bërë për efekt elektoral. Njerëzit që e votojnë Edi Ramën sepse e besojnë Edi Ramën numërohen me gishtat e dorës, dhe me gjithë këto efekte elektorale me pensionistët dhe administratën, ai mezi i fiton zgjedhjet.'- u shpreh Abilekaj.