SYRI TV/Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit, Berisha: Humbje e madhe për PD

Lideri i opozitës Sali Berisha e ka cilësuar humbje të madhe për Partinë Demokratike dhe shoqërinë shqiptare ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-deputetit Gerti Bogdani. Kryedemokrati u informua për lajmin e hidhur gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, duke ndërprerë konferencën ndërsa vlerësojë atë që Gerti Bogdani përfaqësonte si individ dhe politikan i ri.

SYRI TV

Lajm shokues dhe të zi, e ka cilësuar ndarjen para kohe nga jeta të Gerti Bogdanit, Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha.

Teksa ishte ne nje konference me gazetaret Berisha vlerësoi figuren e Bogdanit duke u shprehur se, ishte njëri nga personalitetet e reja të PD-së më të njohura, më të shquara.

Më pas Berisha, kërkoi mbajtjen e një minute heshtje, për të kujtuar ish deputetin demokrat Gerti Bogdani.

Kreu i PD, pas këtij lajmi mbylli konferenën me gazetaret.