SYRI TV/ Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit, Bardhi: Humbëm një nga djemtë më të mirë

Politika shqiptare ka reaguar për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish deptuetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani. Presidenti Bajram Begaj teksa I ka shprehur ngushëllime famijes së Bogdanit, theksoi se ai promovoi vlerat më të mira. Edhe kryeministri Edi Rama, presidenti I Partisë së Lirisë Ilir Meta, kryeparlamentarja Elisa Spiropali dhe kreu I grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi I kanë shprehur ngushëllime familjes së Bogdanit.

SYRI TV

Për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, ka patur reagime të shumta nga ana e politikës.

Në një postim në rrjetet sociale, Presidenti Bajram Begaj  i shpreh ngushëllime familjes së Bogdanit si dhe thekson se me angazhimet e tij i ka shërbyer vendit dhe kauzës së të rinjve për përfshirjen e tyre në vendimarrjen dhe integrimin e BE-së.  

Edhe kryeministri Edi Rama ka shprehur keqardhje për ndarjen e  parakohshme nga jeta të Bogdanit si dhe ka ngushëlluar bashkëshorten dhe familjen e tij.

Ndërsa presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta thekson se gjatë gjithë angazhimit të tij politik, Bogdani krijoi një model pozitiv për të rinjtë duke i nxitur të jenë pjesë e vendimmarrjes.

Më tej Meta, i shprehu ngushëllimet familjes dhe të gjithë bashkëpunëtorëve, për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi shkruan se familja jonë politike humbi sot një nga djemtë e saj më të mirë. Bardhi i shpreh ngushëllime familjes së tij, si dhe demokratëve që  e respektuan dhe e vlerësuan modelin e tij qytetar në politikë.

Për ndarjen nga jeta të 44 vjeccarit, ish deputetit Gerti Bogdani ka shpehur ngushëllimet edhe kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali.