Tiranë/ Vodhën sende me vlerë 15 000 euro, arrestohen tre autorët

Tre të rinj janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se në datën 13.09.2024 në rrugën "Astrit Losha", tre të rinjtë L. B 25 vjeç, E. X 21 vjeç, dhe D. M 23 vjeç, kanë vjedhur çanta luksoze dhe aksesorë të tjerë me vlerë 15 mijë euro nga një banesë dhe më pas janë larguar.

Në pranga është vënë edhe pronari i një argjendarie i cili bleu sendet e vjedhura nga 3 autorët. Për pasojë policia ka sekuestruar sendet e vjedhura, automjetin me të cilin kanë lëvizur autorët, veshjet që kanë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve, si dhe aparatet e tyre celulare.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe ato të Komisariatit të Policisë Krujë, angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë dhe vënien përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që i kryejnë ato.

Finalizohet operacioni policor i koduar "Falco".

Vodhën sende me vlerë rreth 15 000 euro në një banesë, arrestohen 3 shtetas.

Arrestohet gjithashtu një 34-vjeçar, pronar i një argjendarie, i cili dyshohet se ka blerë sendet e vjedhura nga 3 autorët e dyshuar.

Sekuestrohen sendet e vjedhura, automjeti me të cilin dyshohet se kanë lëvizur autorët, veshjet që kanë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve, si dhe aparatet e tyre celulare.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, kanë organizur dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Falco".

Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit:

- L. B., 25 vjeç, E. X., 21 vjeç, dhe D. M., 23 vjeç, të tre banues në Fushë Krujë, për veprën penale "Vjedhja" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/25 e Kodit Penal;

- F. C., 34 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore dyshohet se, më datë 13.09.2024, në rrugën "Astrit Losha", shtetasi D. B., ka ruajtur shtetasin L. B., i cili ka hyrë në një banesë dhe ka vjedhur sende me vlerë (çanta të markave të kushtueshme dhe aksesorë të tjerë) me vlerë rreth 15 000 euro. Më pas bashkëpunëtori i tyre, shtetasi E. X., ka marrë këta dy shtetas me automjet dhe i ka larguar nga vendi i ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa nga sendet e vjedhura të gjetura në dyqanin e shtetasit F. C.

Materialet i kaluan Prokurorisë.