Tentoi të rrëmbente 2-vjeçaren në Tiranë, identifikohet gruaja, ja kush e denoncoi

Pak ditë më parë, në Tiranë u tentua që të rrëmbehej një fëmijë. Ngjarja ndodhi në një supermarket në Tiranë, por fatmirësisht gruaja që mori në krahë fëmijën, vendosi që të rikthehej. Gazetari Besar Bajraktaraj tha mbrëmjen e kaluar gjatë emisionit “Opinion” se është bërë i mundur identifikimi i gruas. Bëhet fjalë për një grua rreth të 50-ave, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

“Pasditen e sotme është bërë identifikimi i gruas. Policia nuk e bën të ditur emrin e saj pasi nuk është shoqëruar. Është një grua e cila është rreth të 50-ave, dyshohet me probleme pasi nga vetë komunikimet që ka mbajtur me stafin, nga ato që ata kanë deklaruar se kanë komunikuar me zonjën u ka dhënë përshtypjen se është me probleme mendore,”- tha gazetari Bajraktaraj.

 

Edhe pse e ëma pa gjithë skenën, ajo nuk shkoi që të raportonte rastin në Polici. Ishte babai i të miturës, ai ka shkuar për të bërë kallëzimin e rastit.

“Nëna ka deklaruar që ajo është shfaqur me fjalë përkëdhelëse dhe është larguar menjëherë duke i marrë fëmijën dhe më pas është kthyer. Ajo ka deklaruar se dukej si një person që kishte probleme,”-shtoi gazetari.