SYRI TV/ Berisha: SPAK fsheh provat, privatizimi nga qeveria Nano

SYRI TV

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar të tjera prova për të denoncuar falsifikimet e SPAK në dosjen Partizani. Sipas Berishës, prokurorët privatë të Edi Ramës kanë fshehur dokumentet që tregojnë se privatizimi i kompleksit Partizani u iniciua nga qeveria Nano, ndërsa zhduk firmat e ministrave socialistë. Lideri i opozitës theksoi se në 4 vite hetime, prokurorët nuk kanë arritur të gjejnë asnjë firmë të Sali Berishës, duke e cilësuar procesin si më transparentin, të ndodhur ndonjëherë për kthimin e pronës të pronarët legjitim. 

Lideri i opozitës Sali Berisha akuzoi strukturën e Posaccme Antikorrupsion se po fsheh të vërtetën e procesit të  privatizimit të  Klubit Partizani, i cili sipas tij u inicua nga qeveria e Fatos Nanos. Në konferencën për mediat, Berisha bëri me dije emrat e tre ministrave të Partisë Socialiste, të cilët propozuan tjetërsimin e pronës së Klubit Partizani.

Sali Berisha theksoi se gjatë 2 mandateve në qeveri ka zhvilluar një process transparent dhe në respektim të ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave.

Berisha e cilësoi këtë dosje një krim politik, si dhe denoncoi se SPAK po përdor gazetarët në studio televizive për të trumbetuar këtë mashtrim.

Kreu demokrat u shpreh se prokurorët e Strukturës së Posaccme Antikorrupsion, të cilët janë në shërbim të Edi Ramës me fabrikimet e tyre janë kthyer në vrasës.