Këshilli i Rregullores për mandatin e deputetit të PS/ Debate dhe akuza mes Bardhit e Sinajt

SYRI TV

Mbledhja e Këshillit të Rregullores për  të shqyrtuar kërkesësn e opozitës për heqjen e mandatit të deputetit të PS Vullnet Sinaj  u shoqërua me debate  e përplasje mes Gazmend Bardhit e Sinajt.  Ky  i fundit mohoi  akuzat për përfitim të paligjshëm nga fondet publike, teksa u fokusua te donacionet dhe shërbimet e bamirësisë që ai ka bërë përmes bizneseve të tij. Bardhi akuzoi Sinajn se këto donacione i ka përdorur për të blerë vota në zgjedhje, ndërsa akuzoi mazhorancën se do të ndjekë për Sinajn të njëjtën praktikë siç bëri me Olta Xhackën, duke u bërë mburojë politike në shkelje të kushtetutës.

Seanca e dytë e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve  për shqyrtimine kereksës së opozotës për ndërprrjen e mandatot të deputeti të Vullnet Sinaj u shoqërua me dabe të ashpra mes kreut tyë grupit parlamenatr të PD, Gazmend Bardhi dhe deputetit soclialist Vullnet Sinaj. Ky i fundit mohoi akuzat e opozitës për përfitimin e fondeve shtëtërore me kundërshtim me ligin,  ndërsa renditi edhe disa nga donacionet  dhe aktet e bamirësisë që ai dhe bizneset e tij kanë bërë për njerëzit në nevojë. Në replikë Bardhi akuzoi Sinajn se po fakton akuzat e opozitës, pasi në vend të argumenteve  flet për donacione, ndërsa e akuzoi se me to ka blerë vota për zgjedhje.  Teksa solli në vemendje shkeljen e kushtetutës për mandatin e Xhaçkës, Bardhi deklaroi se  PS do të veprojë njejtë edhe me rastin e Vullnet Sinaj

Debatet mes Bardhit e Sinajt shkuan deri në akuza  personale mes tyre

Në realicionin  e  paraqitur nga Gazmend Bardhi, kërkohet heqja e mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj, pasi ka marrë fonde nga buxheti i shtetit në kundërshtim me ligjin për konfliktin e interesit dhe ushtrimit të mandatit, ku janë publiluar dhe rastet e marrjes së këtyre fondeve, permes të dhënave të marrë nga zyra e thesarit, QKB dhe minsitria e funancave. Me heret Sinaj ka mohuar akuzat, duke theksuar se  ai ka bërë pasive aksionet e tij nuk  nuk  ekspozohej përball shkeljes së ligjit. Seanca  për shqyrtimin  e mandatit të Sianajt u shty, teksa në mbledhjen e radhës pritet vendimarrja e Këshillit të Rregullores për kerkesën e opozitës.