SYRI TV/ Nga 1 tetori indeksohen pensionet me 4.1%, pensionistë: Rritja e paktë, e pamjaftueshme

Duke nisur nga 1 tetori pensionet do të indeksohen me 4.1 % dhe do të përfitojnë 791 mijë pensionistë. Lajmi u bë i ditur pas mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë. Ndërkohë vetë pensionistët e cilësojnë të pamjaftueshme këtë rritje, ndërsa disa prej tyre e kanë ironizuar.

Syri tv

 “Nga muaji tetor qeveria ka premtuar se do të indeksojë pensionet. Rritja do jetë 4.1% e llogaritur tek vlera e produkteve të shportës për pensionistët gjatë 12 muajve të fundit.”

Këtë të mërkurë Këshilli i Ministrave miratoi indeksimin e pensioneve 4.1 %.  Në një dalje për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe, tha se do të jenë 791 mijë pensionistë përfitues, teksa premtoi edhe shpërblim në fundvit për pensionistët.

Syri TV ka pyetur pensionistë të ndryshëm në kryeqytet, të cilët e konsiderojnë të pamjaftueshëm këtë indeksim, duke marrë parasysh çmimet e larta dhe shpenzimet e shumta.

Ka dhe nga ata që indeksimin e pensioneve zgjedhin ta ironizojnë.

Indeksimi i pensioneve po vjen pas disa vitesh bllokim të rritjes së pensioneve dhe indeksimit të tyre sipas rritjes së çmimeve. Nga ana tjetër opozita prej muajsh ka depozituar në Kuvend projektligjin që parashikon përcaktimin e minimumit jetik 200 euro, si dhe rritjen e pensioneve mbi fashën e minimumit jetik. /Gaz: F. Çela, Op: S. Goga, Mont: N. Stafa/

(Me këtë indeksim një pension urban 18.300 lekë shkon në 19.050 lekë duke bërë që pensionet urbane mesatare të rriten me 750 lekë, ndërsa pensioni rural nga 11.050 lekë shkon në 11.500 lekë, me një rritje prej 450 lekësh.)

TABELË         

RRITJA E PENSIONEVE

PENSIONI URBAN

Nga 18.300 lekë       Bëhet 19.050 lekë      Rritje       750 lekë

PENSIONI RURAL

Nga 11.050 lekë       Bëhet 11.500 lekë      Rritje       450 lekë

---------------------------------------------------------------------------------------

Nga 20.000 lekë- 800 lekë më shumë

Nga 30.000 lekë-1.200 lekë më shumë