Politika reagon pas ndarjes nga jeta të ish-deputetit të PD, Gerti Bogdani

Politikanë, zyrtarë dhe ministra kanë reaguar për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të PD, Gerti Bogdani.

Një trishtim të madh, e ka cilësuar, deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, ndarjen parakohshme nga jeta të ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdani.

Përmes një reagimi në rrjette sociale, Bylukbashi shkruan se jo vetëm ikja e pakohë, por ndarja nga jeta e një miku si Gerti trondit thellë. Nje humbje e madhe e Partise Demokratike, shkruan ndër të tjera deputeti.

‘Trishtim i madh ky lajm për Gerti Bogdanin! Jo vetëm ikje e pakohë, por ndarja nga jeta e një miku si Gerti trondit thellë. Nje humbje e madhe e Partise Demokratike ! U prehsh në paqe mik! Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe miqve!’

Edhe ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka reaguar për vdekjen e ish-deputetit të PD, Gerti Bogdani,  për të cilin shkruan se ai ishte model i brezit te ri. Model per politiken, model per familjen, model si individ, thekson Topallin në reagim.

‘Heren e fundit e kam takuar Gertin afer shtepise sime. E dallova menjehere nga larg. Ai po ecte drejt meje me buzeqeshjen e tij gjithe miresi. U perqafuam . Me pyeti me zerin e tij te bute e perseri me buzeqeshje , per familjen; me foli per femijet e tij me dashurine e krenarine e nje babai te ri, e pastaj per zhvillimet e kohes… Gerti hyn nder djemt , qe percillte vetem pozitivitet. Ai ishte model i brezit te ri. Model per politiken, model per familjen, model si individ! I fisshem, i hijshem, i mencur e gjithe pozitivitet. Nje djale i shkolluar shume mire e mbi te gjitha me edukate te vecante. Si deputet ka qene po aq i njerezishem , korrekt , bashkepunues dhe paqesor. Gertin e kane dashur te gjithe. Nuk dua ta besoj se ai nuk ia doli. Mendoj per prinderit e tij, per femijet, per Edliren… Jam krejt e shokuar… Ngushellime familjes Bogdani'.

Në reagimin e tij për ndarjen nga jeta të ish-deputetit,të PD, Gerti Bogdani, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, e konsideron humbje të madhe për të gjithë. ‘Një koleg me integritet dhe njeri me energji të mëdha, që dha kontributin e tij për vendin’, shkruan Manja.

‘Largimi i parakohshëm i Gert Bogdanit është një dhimbje e madhe për të gjithë. Një koleg me integritet dhe njeri me energji të mëdha, që dha kontributin e tij për vendin. Ngushëllimet më të sinqerta familjes!

Nëkryetari I Kuvendit, Bledi Çuçi e ka cilësuar lajm të kobshëm, ndajrjen nga jeta të ish-deputetit, Gerti Bogdani.

‘Lajm i kobshëm ndarja e papritur nga jeta e kolegut tonë dhe ish-deputetit, Gerti Bogdani. Zor të gjesh fjalë që zbusin peshën e rëndë të dhimbjes e të zemrave të bëra gur prej tronditjes. Ngushëllime bashkëshortes, fëmijëve e familjarëve të Gertit. U prehsh në paqe dhe dritë të pastë shpirti’, shkran Çuçi

Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me vdekjen e ish-deputetit Gerti Bogdanit. Ai tha se ka qenë në kontrakt me mjekët që i dhanë ndihmë ish-deputetit, por ishte e pamundur që ta mbanin në jetë.

"Kam qenë në kontakt me kolegët mjekë që po i jepnin ndihmën. Por në këto raste koha është e pamjaftueshme. Janë disa gjëra si këto që nuk i parashikon dot.

Gerti ishte i ri në moshë me të gjithë parametrat normal dhe kjo që ndodhi, ndodhi në punë sekondash. As parashikohen as nuk i parashikon dot, kanë këtë fat tragjik siç është përfundimi i Gertit, nuk u arrit dot të rikthehet në jetë në QSUT, nuk arritën dot ta rikthenin në jetë Gertin. Nuk kam fjalë për ta shpjeguar.", tha ai.

U ndave shpejt dhe papritur prej nesh, shkruan deputetja e PD, Jorida Tabaku pas lajmit të vdekjes së ish-deputetit të PD, Gerti Bogdani

'Të qoftë I lehtë dheu Gert! Bashkë njiheshim prej fëmijërie me lidhjet që kanë familjet e vjetra tiranse, e më pas ma bashkuan sfida të tjera në forumin rinor të Partisë Demokratike e Parlament. U ndave shpejt dhe papritur prej nesh. Mendja dhe lutjet e mia janë tani për prindërit Isufin dhe Ildën, bashkëshorten Edlirën dhe fëmijët dhe vëllain Albin. Lutem që Zoti tu japë forcë dhe durim të përballojnë dhimbjen dhe mungesën tënde. U prehsh në paqe'! 

‘Familja jonë politike humbi sot një nga djemtë e saj më të mirë’. Ky ishte reagimi i kreut të grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi pas lajmit për vdekjen e ish-deputetit të PD, Gerti Bogdani.

‘Largimi para kohe i mikut Gert Bogdani na ka trishtuar pafund të gjithëve. Ngushëllime të sinqerta Edlirës, prindërve, familjes, dhe miqve për këtë humbje të madhe dhe shokuese! Ngushëllime edhe demokratëve që e respektuan dhe e vlerësuan për modelin e tij qytetar në politikë! Prehu në paqe mik i mirë'!