Plagosja me armë e shqiptarit në Athinë, zbulohet shkaku: Rrahu gjeorgjianin për pazare droge

Ergert Lusha është plagosur me armë zjarri ditën e sotme në Athinë.

Nga të dhënat e deritanishme lidhur me plagosjen, rezulton se 3 shtetas shqiptarë kanë rrahur një shtetas gjeorgjian për prishje të pazareve të drogës.

Shtetasi gjeorgjian është larguar dhe më pas është kthyer i armatosur, duke hapur zjarr ndaj shqiptarëve e duke plagosur njërin prej tyre, pikërisht Luëshën, nga Elbasani.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Kerameikou” dhe “Iasonos” në lagjen “Kerameiko” të Athinës. Shqiptari mësohet se është plagosur në këmbë dhe është transportuar në spitalin “Genimatas” të Athinës. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka gjetur 6 gëzhoja armë zjarri.

Top Channel