Këlliçi: Jam sinqerisht pa fjalë, Tirana sot humbi Gertin një djalë model
Drejtuesi Politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka reaguar pas ndarjes tragjike nga jeta të ish deputetit demokrat, Gerti Bogdani.
Këlliçi është shprehur se ikja e parakohshme e një djali si Gerti, është një humbje e pazëvendësueshme jo vetëm për familjen e tij biologjike, por edhe për PD, familjen e tij politike dhe krejt shoqërinë tonë.
Reagimi:
Jam sinqerisht pa fjalë…!
Ikja e parakohshme e një djali si Gerti, është një humbje e pazëvendësueshme jo vetëm për familjen e tij biologjike, por edhe për PD, familjen e tij politike dhe krejt shoqërinë tonë!
Gerti ishte një familjar, politikan dhe qytetar 24 karatësh!
Tirana sot humbi një djalë model!
Qofsh i Parajsës Gert