Kryeparlamentarja Spiropali: Na trondite me ikjen tënde, Gert. Ike i ri, vetëm 44 vjeç

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen para kohe nga jeta të ish deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.

“Dhimbje e thellë për ndarjen nga jeta të kolegut tonë, ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, babait, bashkëshortit, birit, Gerti Bogdani.

Na trondite me ikjen tënde, Gert! Ike shumë i ri, vetëm 44 vjeç!

Ngushëllime nga zemra familjes!

U prehsh në paqe!

Të ndrittë shpirti