Policia njoftim zyrtar për vdekjen e ish-deputetit Gert Bogdani! Pësoi arrest kardiak në një sallë konferencash

 Policia ka reaguar me njoftim zyrtar për vdekjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gert Bogdani.

Policia thotë se ai është transportuar për në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë.

“Më datë 18.09.2024, rreth orës 11:30, në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është gjetur pa ndjenja shtetasi G. B., 45 vjeç. Ky shtetas është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë.

Nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”-thuhet në reagimin e policisë.