Tentoi të ngrejë 130 kilogramë pesha, burri në Tajvan për pak sa nuk mbytet

Një video shfaq momentin kur një peshëngritës për pak sa nuk ngufatet derisa tenton të ngrit 113 kilogramë, derisa në momentet e fundit e vërejtën të tjerët që ishin në palestër dhe e shpëtojnë.

Ai tentoi të ngriste peshat, por që në një moment i përfunduan në fyt dhe mezi arrinte të merrte frymë.

Incidenti ka ndodhur në një palestër fitnesi në qytetin Taoyuan të Tajvanit, ku nga mungesa e oksigjenit filloi i tëri të dridhet dhe për pak sa nuk humbi jetën.

Për fat të mirë peshëngritësit e tjerë e vërejnë në momentet e fundit se po luftonte për jetë, dhe kështu i afrohen dhe ia largojnë nga fyti peshat.

Ai është dërguar me urgjencë në spital për tretman, ku pas intervenimit të mjekëve gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.