Koncensionet e PPP në Shëndetësi/ Në qeli së bashku me Beqajn, Komisioni Hetimor thërret bashkëpunëtorët e ish ministrit

Teksa ditën e sotme Komisioni Hetimor për koncensionet në shëndetësi do të thërrase në seancë dëgjimore dy dëshmitarë, Naile Abazi dhe Saimir Kadiu, mbledhja e 20 shtatorit pritet të shoqërohet me debate të ashpra.

Kjo pasi në seancën dëgjimorë është parashikuar dëshmia e bashkëpunëtorëve më të afërt të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Bëhet fjalë për tre dëshmitarët, Klodjan Rrjepaj, Marsela Serjani dhe Petro Mersini. Marrja në pyetje nga Komisioni Hetimor për koncensionet në Shëndetësi për zëvendësministrin Klodjan Rrjepaj do të duhet që të merret një leje e posaçme nga SPAK, për shkak se ndodhet në paraburgim.

Komisioni pritet të vijojë me marrjen në pyetje të disa zyrtarëve, të cilët kanë qenë pjesë e komisionit të vlerësimit të ofertave dhe që kanë përcaktuar kompanitë fituese. Ata ndodhen me masë sigurie nga SPAK, me detyrim paraqitje dhe paraburgim, pasi edhe Prokuroria e Posaçme po heton sterilizimin.

Më 3 tetor do të jetë radha e ish-ministrit të Sëhndetësisë, Ilir Beqaj për të dëshmuar para Komisionit hetimor, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim, bashkë me dy dëshmitarët e tjerë zëvendësministrin Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenin përfitues, Ilir Rrapaj.