VIDEO/ Hajdarmataj: Procesi i konkursit me drejtuesin e policisë është fiktive, Rama emëron atë që i bindet më mirë

I ftuar në edicionin lajmeve në SYRI TV me moderatoren Eneida Ndoci për të diskutuar mbi zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ishte ish-drejtuesi i policisë së shtetit, Arben Hajdarmataj.

Hajdarmataj është shprehur se Rama nuk do të lejojë që drejtori i policisë të zgjidhet nëpërmjet konkurseve pasi fuqia që ai ka në dorë i duhet Ramës për të mbuluar shumë punë në të ardhmen.

"Ne besoj se zgjedhja e drejtorit të përgjithshëm në procedure, ajo është e shkruar por nuk mendojs e funksionon kështu. Nuk i besoj kësaj procedure, pasi Rama nuk e le në dorë të procedurave drejtorin e policisë pasi ne kemi parë që emërimi është bërë nga Rama dhe pëlqimi  tij po ashtu dhe shkarkimi ka ardhur nga vetë ai për arsye të ndryshme. Gledis Nano u shkarkua pasi mendoi se duke zbatuar ligjin është ne rregull por në të vërtetë nëse nuk raporton te Rama je i shkarkuar.

Duke analizuar fenomenet nuk mendoj që Ram është nga ata persona që e le në dorën e një konkursi pasi nuk ka treguar në asnjë moment në dorën e konkursit dhe aftësive të tyre personale.

Kandidaturat janë fiktive dhe kjo është një risi mediatike por që nuk funksionon, as drejtorët e policive në perëndim po nuk patën një njohje me politikën nuk e akne mundësinë që të bëjnë karrierë. Drejtori i Përgjithshëm i policisë është shumë i rëndësishëm pasi ka dhe një administratë të madhe me rreth 12 mijë persona u të gjithë  i emëron i shkarkon iu transferon dhe është shumë fuqi plotë."