Tallja e Ramës me pensionistët bëhet zyrtare, Gonxhja milioner jep lajmin për shtesën poshtëruese, 7 dhe 4-mijë lek të vjetra përfitimi

Qeveria Rama ka bërë zyrtare talljen e radhës me pensionistët, duke miratuar kështu indeksimin e pensionve për mbi 700-mijë pensionistë.

Përtej propagandës së Rilindjes dhe medias pranë saj për rritje të pensionve, vendimi parashikon një indeksim qesharak, gati sa gjysma e inflacionit real, 4.1%, ose thënë ndryshe 750-lek në muaj për pensionistët që kanë pension jo-rural, ndërsa për shumicën e pensionistëve, që janë kategoria që përfiton pension rual (ish-kooperativa, ose punë në bujqësi pas ’90-ës) shtesa e pensionit nuk shkon më shumë se 4-mij lek të vjetra.

Njoftimin për talljen e pensionstëve në prag të zgjedhjeve e ka dhënë Blendi Gonxhe, ose siç njihet prej vitesh milioneri hije i kryeministrit Edi Rama, të cilët e kanë filluar rrugëtimin e pasurimit bashkë që në bashkinë e Tiranës:                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                  

"Miratohet indeksimi 4.1% i pensioneve, mbi 791 mijë përfitues nga 1 tetori. Synimi kryesor i indeksimit është të ruajmë fuqinë blerëse. Qeveria e Shqipërisë i ka në vëmendje të veçantë pensionistët, të kemi një jetë sa më të denjë për ta dhe për këtë po punojmë, për të pasur një rishikim të skemës dhe mundësive për të arritur në një rritje të të ardhurave për këtë kategori.

Në çfarë është puna për rishikimin e pensioneve

Gonxhe: Nuk them dot shumë detaje, po përqendrohemi të barazia mes të ardhurave të profesioneve të njëjta por dalja e pensioneve në vite të ndryshme. Synim është të shikojmë nivelet dhe kategoritë e çfarë do lloji profesioni."