Atentat shqiptarit në Athinë, qëllohet me disa plumba

Një 36-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur pak më parë në Athinë. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve ‘Kerameikou’ dhe ‘Iasonos’ në lagjen ‘Kerameiko’ të Athinës.

Shqiptari mësohet se është plagosur në këmbë dhe është transportuar në spitalin ‘Genimatas’ të Athinës. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka gjetur 6 gëzhoja arme zjarri.

Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë të ngjarjes mund të jenë 3 persona.

Aktualisht po vijon mbledhja e dëshmive dhe materialeve nga kamera të mundshme sigurie në vendngjarje.