Trump: Vetëm presidentët e rëndësishëm qëllohen

Ish-presidenti Donald Trump ka reflektuar për atentatin e dytë ndaj tij, duke e parë si një provë të rëndësisë që ka ai.

Trump foli në një aktivitet në Flint, Michigan, me guvernatoren Sarah Huckabee Sanders (R-AR) në disa nga komentet e tij të para që nga tentativa e dytë për ta vrarë. Pas vendosjes së tarifave të reja, veçanërisht në lidhje me automobilat, një industri kyçe në shtetin e Great Lakes, Trump sugjeroi që një veprim i tillë e vuri atë në shënjestër.

"Dhe ju pyesni veten pse më qëllojnë, apo jo? Vetëm presidentët e rëndësishëm qëllohen, kur unë them diçka të tillë", tha Trump.

"Por ç'të bësh? Duhet ta bësh. … Duhet ta bësh, apo jo? Duhet të jemi të guximshëm. Në të kundërt, vendi ynë nuk do të ekzistojë më", shtoi ai.

Në një moment tjetër, Trump ishte më i qetë për atentatin ndaj tij, ndërkohë që ruante ende seriozitetin e pozicionit të tij.

"Ka qenë një përvojë e madhe. Është punë e rrezikshme. Megjithatë, të jesh president, është paksa e rrezikshme," tha ai duke qeshur. "Njerëzit mendojnë se të jesh pilot makinash garash është e rrezikshme. Njerëzit mendojnë se të kalërosh mbi dem është shumë e frikshme, apo jo? Jo, kjo është një punë e rrezikshme, ndaj duhet ta mbrojmë."

Ish-presidenti dha gjithashtu një rrëfim të plotë dhe të detajuar të ngjarjes së të dielës.

"Një prej zotërinjve, një nga agjentët po ecte para disa vrimave dhe pa një pushkë", tha Trump. "AK-47, armë serioze, apo jo? Ju dini më shumë për këtë. Djemtë e mi dinë më shumë për këto gjëra, por AK-47, mbyllet me kaq. Është armë e keqe."

"Ishte një AK-47 dhe ai pa tytën e armës të dalë nga një shkurre," vazhdoi Trump. "Ju besohet? Ai personi ishte gati për të qëlluar. Dhe nuk pati fjalë."

Trump vazhdoi duke bërë thirrje për më shumë mbështetje për Shërbimin Sekret.

"Ky person, këta njerëz bëjnë një punë të shkëlqyer", tha Trump. "Ata kanë nevojë për më shumë efektivë dhe janë ankuar për këtë prej kohësh, por ai bëri një punë të shkëlqyer."

Udhëheqësi republikan diskutoi gjithashtu për gruan që ndoqi makinën e sulmuesit pasi ai u arratis, duke ndihmuar në arrestimin e tij.

"Por a doni të dini një mrekulli tjetër? Ai personi po ia mbathte për të shpëtuar dhe kishte postbllok më tutje, "tha Trump. "Dhe një grua … një grua, jo një burrë, një grua. Gratë janë më të zgjuara se burrat. … Zonja jonë e parë e madhe është shumë e lumtur tani."/Washington Examiner – Syri.net