Dervishi: A e ke vënë re që fotot me të bukura nga Shqipëria, që postojnë qeveritarët janë ato vende ku nuk ka mbërritur ende dora e ‘investitorëve strategjik’

Gazetari Lutfi Dervishi ka bërë një postim në llogarinë e tij në facebook në lidhje me postimet që bëjnë qeveritarët me në krye kryeministrin Rama të vendeve të virgjëra në vend.

Dervishi me ironi është shprehur se në ato fotot më të bukura nga Shqipëria, që poston Kryeministri dhe ministrat, janë ato vende ku nuk ka mbërritur ende dora e qeverisë me investitorët strategjik.

Postimi: 

A e ke vënë re që fotot me të bukura nga Shqipëria, që poston Kryeministri dhe ministrat, janë ato vende ku nuk ka mbërritur ende dora e qeverisë me investitoret strategjik?