'Lëre të qetë burrin tim', nëna dhe 3 vajzat bëjnë për spital 40-vjeçaren

Duhet të ishte një takim për të zbutur gjërat, për të mbyllur përfundimisht një diskutim që kishte nisur dhe vijonte prej disa javësh dhe që bazohej në një sërë thashethemesh, të lidhura me një gjoja tradhti.

Por takimi përfundoi në një rast dhune të paprecedentë: katër femra – një nënë me tre vajzat e saj, njëra prej të cilave është e mitur – kanë rrahur egërsisht një 40-vjeçare.

Madje nuk janë mjaftuar me kaq, por me një vare i shkatërruan makinën, madje i dogjën edhe celularin.

Një ferr nga i cili viktima arriti të shpëtonte, duke kërkuar më pas edhe ndërhyrjen e policisë nga telefoni i një dyqani.

Një episod shqetësues – i paraprirë nga telefonata anonime, mesazhe kërcënuese dhe madje edhe kërcënime me vdekje – për të cilin nisi një hetim si nga prokuroria e zakonshme e Termini Imerese, ashtu edhe nga Prokuroria për të Mitur dhe për të cilin u ndez edhe kodi i kuq.

Historia që çoi në dhunën e paprecedentë zhvillohet në periferi të Palermos. Gjithçka nisi nga dyshimet e një gruaje për tradhtinë e të shoqit, të cilat e bindën se 40-vjeçarja kishte krijuar një lidhje intime me të.

Por kjo tradhti nuk kishte ndodhur kurrë.