Fitore e madhe për ditëlindje, Slot: Mbrëmje që do ta kujtoj gjatë

Arne Slot flet me autoritetin e fituesit pas suksesit ndaj Milanit në raundin e parë të ndeshjeve të Champiosnit. Trajneri holandez i Liverpoolit tha se skuadra e tij duhet të fitojë më shumë besim nga kjo ndeshje për ruajtjen e vazhdimësisë:

“Ne kemi shfaqur edhe më parë në këtë nivel loje, ndaj duhet të marrim besim nga kjo ndeshje për mënyrën se si dominuam pas fillimit të vështirë”.

Në fundin e sfidës së “San Siros”, e fituar 1-3 nga “The Reds”, Slot i rezervoi debutimin Federico Chiesa-s.

"Është shumë bukur që e kemi në skuadrën tonë, Chiesa është duke kapur formën e duhur dhe do të jetë në gjendje të na ndihmojë shumë. Është shumë i lumtur që është me ne, dëshiron të jetë pjesë e këtij ekipi dhe me siguri do të na japë një dorë".

Për trajnerin holandez, fitorja ndaj “Djallit” ishte dhurata më e mirë për të festuar ditëlindjen e 46-të.

“Do të jetë një mbrëmje që do ta kujtoj në të ardhmen, ndeshjen e parë të Champions League në një stadium kaq të veçantë. Është një dhuratë e bukur”, përfundoi holandezi.