Fonseca e pranon: Liverpooli ekip i madh, ja çfarë na dëmtoi

Pas humbjes kundër Liverpoolit, trajneri i Milanit, Paulo Fonseca, foli për mikrofonat e Sky duke e pranuar se ekipi anglez ishte superior në fushë:

"Ne luajtëm kundër një ekipi të madh, duke filluar mirë në të dyja fazat, por pas kësaj ata reaguan dhe ne pësuam dy gola nga topa që vinin nga goditjet standarde. Kjo ndryshoi ekuilibrin tonë mendor dhe na pengoi të zhvillonim atë që kishim përgatitur.

Detajet na dënuan, por sinqerisht më duhet ta them se Liverpooli është më shumë një ekip se ne dhe ne duhet të kemi më shumë vazhdimësi, sepse, pasi pësuam golin e dytë, nuk luajtëm më.

Portugezi, në vijim të analizës së tij, shpjegon ku çaloi loja e “Djallit”

"Pësuam dy gola identikë nga goditjet standarde. E kishim planifikuar mbulimin një për një, por nuk funksioni. Luajtëm më shumë në të djathtë, sepse kishim vendosur të punonim në atë anë dhe pastaj të ndryshonim lojën. Leao, i izoluar një me një, por ia doli vetëm dy herë, mendoj se mund të luajmë me sisteme të ndryshme loje.”