Dosja e SPAK-ut për Berishën, Kaso: Në 500 faqe nuk ka asnjë provë të vetme për korrupsion

Drejtuesi politik i Korçës pwr Partinë Demokratike, Ivi Kaso i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ u shpreh se nga dosja prej 500 faqesh e SPAK-ut për Berishën, nuk ka asnjë provë që lidhet me korrupsionin.

Kaso: Në 500 faqe nuk ka një provë të vetme lidhur me një akt të mirëfilltë korrupsioni që përfshin ish kryeministrin e vendit dhe sot drejtuesin e opozitës, Sali Berishën.

Kemi të bëjmë me një akuzë që siç e kemi thënë ka filluar e motivuar politkisht e bazuar në një kallëzim haptazi të rremë të bërë nga atëhere kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Them haptazi të rremë sepse akti i parë që ka administruar SPAK-u në kuadër të fillimit të këtij procedimi penal në kushtet që pretendohej që u është kthyer 5 familjeve tiranase një pronë e shpronësuar thonë nga italianët, pra këto italianët e kishin shpronësuar 5 familjeve dhe këto 5 familje e kanë marrë pa të drejtë një pronë të cilën nuk u takonte ta merrnin sepse nuk ua kishte shpronësuar regjimi komunist por e kishin shpronësuar italianët dhe akti i parë që është administruar ka qenë fletorja zyrtare e vitit ’42 ku qartazi vërtetohej nga një akt me fuqinë e ligjit që kjo pronë vetëm ishte rekuizuar për 6 muaj këtyre familjeve dhe me përfundimin e këtij afati kjo pronë i është kthyer 5 familjeve tiranase.