‘Gjysëm të persekutuar dhe gjysëm të dashuruarit e sistemit’/ Motra e Agim Doçit rrëfen jetën e poetit në A Show

E ftuar në A Show, Teuta Doçi, e motra e të ndjerit Agim Doçi, ka folur për rrugëtimin e poetit rebel që nga lindja, rritja dhe deri në shuarjen e tij nëpëmjet fotografive ndër vite.

Teuta Doçi u ndal te karakteri rebel i poetit, teksa shuajti kureshtjen e moderatorit Krasta se a futej në vathën e kujdesit Agim Doçi, duke theksuar se rebelizmin dhe thepat i kishte në shoqëri në familje e në studio më shumë.

Një tjetër moment i panjohur për publikun ishte edhe origjina e familjes Doçi, ku sipas të motrës së poetit, Shkodra ishte kryeqyteti i Shqipërisë për familjen e saj.

‘Ne jemi mirditorë me origjinë por nga një malësi e Gjakovës që ka qënë pjesë e Shqipërisë është një histori e jashtëzakonshme e fisit tonë shumë të madh me shumë degë dhe me një histori shumë të çuditshme, gjysëm të persekutuar dhe gjysëm të dashuruarit e sistemit’, u shpreh zonja Doçi.

Intervista në studio:

Krasta: Kam pasur një lloj shqetësimit në raport me sa e mundur apo e pamundur ka qënë, që një rreth bisedë tavolinë transmetim, të mos plaste një bombë çfarë do për ngjarje dhe njerëz. Kjo ka ndodhur edhe në familje, ka pasur një lloj shqetësimi që nuk futej në vathë të kujdesit Agim Doçi?

Teuta Doçi: Agim Doçi ishte rebel në natyrë dhe këtë rebelizmin e tij këto thepat i kishte në shoqëri në familje sepse në studio i kishte shumë, por edhe në familje dhe ia falnin shumë sepse ai ishte edhe njeri që bënte shumë për njerëzit, pra duke bërë shumë kur kishte këto acarimet dhe gërthitjet e tij ati i faleshin.

Krasta: Foto e parë është kur ti nuk kishe lindur akoma. Këta janë prindërit e Agim Doçit dhe të tutë.

Teuta Doçi: Prindërit tanë kjo foto është bërë në Shkodër. Familja ime ka jetuar vitet më të bukura të treguara prej tyre se unë Shkodrën nuk e kam jetuar, në Shkodër. Për ta Shkodra ishte kryeqyteti i Shqipërisë. Dashuria dhe miqësia e tyre përkthehej gjithmonë me Shkodrën prandaj në shtëpinë tonë është folur shkodrançe. Nëna ime ishte kolonjare që fliste shkodrançe. Agimi i ngjante nënës por më vonë ka marrë edhe nga babai, nga Doçët.

Krasta: Nga vinin Doçët?

Teuta Doçi: Ne jemi mirditorë me origjinë por nga një malësi e Gjakovës që ka qënë pjesë e Shqipërisë është një histori e jashtëzakonshme e fisit tonë shumë të madh me shumë degë dhe me një histori shumë të çuditshme, gjysëm të persekutuar dhe gjysëm të dashuruarit e sistemit.

Krasta: Cili nga këta zonja dhe zotërinj ishin të goditur nga sistemi?

Teuta Doçi: I godituri i sistemit ishin të gjithë anëtarët e familjes së babait tim me përjashtim të tij që ishte më i vogli i vëllezërve dhe ra në kontakt me idetë e atëhershme të komunistëve dhe u ndiku që 16-vjeç kur ishte në shkollë në Golem.