VIDEO/ Mbappe i jep avantazhin Realit përballë Stuttgartit

Real Madrid ka marrë avantazhin përballë Stuttgartit menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë të lojës.

Kylian Mbappe i gjendur i vetëm para portës pas një asisti të Rodrygos nuk e kishte aspak të vështirë për të shënuar.


Nga ana tjetër, Dinamo Zagreb i shënoi dy herë Bayernit në harkun e 2 minutave lojë duke shkurtuar përkohësisht shifrat në 3-2, por Harry Kane shënoi golin e dytë persona të mbrëmjes duke kthyer qetësinë në kampin gjerman.