Hezbollahu zotohet të ndëshkojë Izraelin pas shpërthimeve të pajisjeve të komunikimit në të gjithë Libanin

Grupi militant Hezbollah premtoi hakmarrje kundër Izraelit, pasi e akuzoi atë për shpërthimin e telekomandave në të gjithë Libanin të martën, duke vrarë të paktën 9 persona dhe duke plagosur afro 3000 të tjerë, përfshirë luftëtarët dhe të dërguarin e Iranit në Bejrut.

Ministri libanez i Informacionit, Ziad Makary dënoi shpërthimin e vonë të pasdites së pajisve të komunikimi - pajisje dore që Hezbollahu dhe të tjerët në Liban përdorin për të dërguar mesazhe - si një "agresion izraelit". Hezbollahu tha se Izraeli do të marrë "ndëshkimin e tij të drejtë" për shpërthimet.

Ushtria izraelite, e cila ka qenë e angazhuar në luftime ndërkufitare me Hezbollahun e mbështetur nga Irani që nga fillimi i luftës së Gazës në tetor, nuk pranoi t'i përgjigjet pyetjeve në lidhje me shpërthimet.

Ministri libanez i Shëndetësisë, Firass Abiad tha të martën se 9 njerëz u vranë dhe 2,750 u plagosën në shpërthimet e pagerit, 200 prej tyre në gjendje kritike.

Hezbollahu në një deklaratë të mëparshme konfirmoi se vdekjet, përfshinin të paktën dy luftëtarë të saj dhe një vajzë të vogël.

Pajisjet e komunikimit shpërthyen në Libanin jugor, periferitë jugore të Bejrutit të njohura si Dahiyeh dhe luginën lindore Bekaa - të gjitha bastione të Hezbollahut.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se ishte shumë herët për të thënë se si mund të ndikojnë sulmet e pajisjeve të komunikimit në Liban, në përpjekjet për të siguruar një armëpushim në Gaza.

Ai i kërkoi Iranit – i cili me aleatët e tij Hezbollahun, Houthi-t e Jemenit dhe grupet e armatosura në Irak ka formuar një “bosht të rezistencës” kundër ndikimit izraelit dhe të SHBA-së – të mos përfitojë nga asnjë incident për të rritur jostabilitetin.

Pa komentuar drejtpërdrejt mbi shpërthimet në Liban, një zëdhënës ushtarak izraelit tha se shefi i shtabit, gjeneralmajor Herzi Halevi, u takua me oficerë të lartë të martën në mbrëmje për të vlerësuar situatën. Asnjë ndryshim i politikës nuk u njoftua, por "vigjilenca duhet të vazhdojë të ruhet", tha ai.

Luftëtarët e Hezbollahut kanë përdorur pajisjet e komunikimit, si një mjet komunikimi të teknologjisë së ulët me besimin se mund të shmangin gjurmimin e vendndodhjes izraelite, thanë për Reuters dy burime të njohura me operacionet e grupit në fillim të këtij viti. Një pager është një pajisje telekomunikacioni me valë që merr dhe shfaq mesazhe./ Reuters.