Teliti: Qeveria teknike, e panegociueshme! Qytetarët të ndjekin modelin ‘Berisha’, Rama po ndërton Shqipërinë e oligarkëve

Në ditën e 260 të qëndresës qytetare, nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti bëri thirrje për zhdukjen e modelit Rama, që sipas tij vetëm sa po rrënon vendin.

Shembulli dhe modeli që duhet të ndjekim, tha Teliti është ai i liderit demokrat, Sali Berisha, nën udhëheqjen e së cilit, Shqipëria bëri përparime të dukshme në shumë fusha të jetës, përfshirë edhe liberalizimin e vizave me BE.

Sipas Telitit, më shumë se kurrë sot është kusht i panegociueshëm, qeveria teknike, pasi Rama po ndërton një Shqipëri të oligarkëve dhe hajdutëve.

Qytetarët të vendosin pa frikë se kush do t’i qeverisë më 2025. Modeli i Ramës, është papunësia, emigrimi, shpopullimi i vendit, falimentimi i biznesit me taksa më të larta në rajon, braktisja e arsimit, fermerit, një model i dështuar, antishqiptar që duhet ta shporrim një orë më parë. Modeli tjetër është ai i Berishës, që e çon vendin përpara në Evropë, që hapi kufijtë dhe lëvizjen e lirë.

Këta duan të na mbyllin Brenda në këtë burg të rilindjes. Ne jemi për modelin e Berishës, që e ktheu vendin me pagat më të larta në rajon, modelin që ktheu investitorët, hapi vendet e punës dhe modeli që s’tradhtoi shqiptarët. Sot shqiptarët ndihen të tradhtuar, se qeveritarët e kanë mendjen si të pasuruohen më shumë.

Rama po ndërton Shqipërinë e oligarkëve dhe hajdutëve. Pa u miratuar kërkesat tona nuk tërhiqemi. Qeveria teknike është kusht i panegociueshëm. Qëndresa është treguesi i qartë se si qytetarët nuk dorëzohen ndaj çdo terrori shteti qoftë ai, apo policor. T’i themi jo çdo lloj abuzimi që bëhet me njerëzit.