Policia shoqëron 16-vjeçarin në Dibër, përplasi me makinë një fëmijën e mitur dhe u largua nga vendngjarja

Një 16-vjeçar është vënë në pranga nga policia pas një aksidenti në Dibër. 16-vjeçari me iniciale A.K përplasi me makinë një fëmijë të mitur dhe më pas u largua nga vendngjarja. gjithashtu grupi hetimor po vijon kryerjen e veprimeve në vendngjarje.

Njoftimi i Policisë: 

Përplasi me automjet një fëmijë të mitur, dhe u largua nga vendi i aksidentit, identifikohet, kapet dhe shoqërohet në Komisariat drejtuesi i automjetit.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe procedurale të kryera me zbardhjen e rrethanave të një aksidenti të ndodhur rreth orës 18.00, në lagjen Kamen, ku u përplas një fëmijë i mitur, shërbimet e Policisë, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e drejtuesit të automjetit, shtetasit A.K., 16 vjeç.

Grupi hetimor po vijon kryerjen e veprimeve në vendngjarje.