Kaso: Me urdhër të Ramës, socialistët grisën Kushtetutën për të mbrojtur me çdo kusht Olta Xhaçkën

Drejtuesi politik i PD për Qarkun Korçë, Ivi Kaso, ka sqaruar për opinionin publik kalvarin e betejën së demokratëve me socialistët në Kuvendin e Shqipërisë në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuse për të dorëzuar mandatin e deputetes Olta Xhaçka, vendim i cili u rrëzua me votë nga mazhoranca.

Sipas Kasos, është hera e tretë që Kuvendi i Shqipërisë mbron Olta Xhaçkën, duke votuar në kundërshtim me Kushtetutën, me ligjin, me praktikën kushtetuese dhe praktikën që vetë Kuvendi i Shqipërisë ka krijuar në raste të tjera.

‘Pas kërkesës së parë të grupit parlamentar të PD-së, Gjykata Kushtetuese urdhëroi Kuvendin e Shqipërisë të dërgonte mandatin e Olta Xhaçkës, dhe Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi me koshiencë ta injoronte dhe votoi kundër’, u shpreh Kaso.

Gjithashtu Kaso theksoi se ‘për herë të dytë në raport me vendimmarrjet konkrete të GJK është po Kuvendi i Shqipërisë i cili në zbatim të vijës politike të përcaktuar nga kryeministri që mbroni me çdo kusht edhe përpara grisjes së Kushtetutës përpara të gjithë shqiptarëve për Olta Xhaçkën, zgjodhi që me një vendim politik të abstenonte gjoja, praktikisht duke e rrëzuar vendimin e GjK’.

Kaso: Po vendoset një nga precedentët më të rrezikshëm në demokraci, atë të prishjes së asaj që Kushtetuta ka në themel të saj, ndarjen dhe balancën e pushteteve, kur institucioni i vetëm suprem që interpreton Kushtetutën dhe zgjidh mosmarrëveshjet kushtetuese, nxjerr vendime detyruese për të gjitha pushtetet e tjera të shtetit, sheh se si injorohet haptazi për herë të dytë me një vendimmarrje e cila presupozohet që Kuvendi i Shqipërisë ta adresonte vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese.

Është hera e tretë që Kuvendi i Shqipërisë mbron Olta Xhaçkën, duke votuar në kundërshtim me Kushtetutën, me ligjin, me praktikën kushtetuese dhe praktikën që vetë Kuvendi i Shqipërisë ka krijuar në raste të tjera.

Pas kërkesës së parë të grupit parlamentar të PD-së, Gjykata Kushtetuese urdhëroi Kuvendin e Shqipërisë të dërgonte mandatin e Olta Xhaçkës, dhe Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi me koshiencë ta injoronte dhe votoi kundër.

Kjo detyroi për herë të dytë grupin parlamentar të PD përsëri t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese për të prishur për të shpallur antikushtetues atë vendim të paligjshëm të Kuvendit dhe për tu shprehur përfundimisht Gjykata Kushtetuese se Kuvendi i Shqipërisë ka të drejtë dhe tagër që të zgjedhi cilat vendime të GJK të zbatojë dhe cilat të mos zbatojë dhe GjK me një vendim përfundimtar e ka ndarë njëherë e mirë se Kuvendi i Shqipërisë nuk ka diskrecionin që mendon se ka atë sovranitetin si përfaqësues i popullit por në atë rast Kuvendi i Shqipërisë është i detyruar që të zbatojë vendimin e GjK për të  votuar çuarjen e kësaj çështje përpara GJK pasi në atë rast Kuvendi i Shqipërisë ëshë vetëm duke zbatuar vendimin e GjK.

Për herë të dytë në raport me vendimmarrjet konkrete të GJK është po Kuvendi i Shqipërisë i cili në zbatim të vijës politike të përcaktuar nga kryeministri që mbroni me çdo kusht edhe përpara grisjes së Kushtetutës përpara të gjithë shqiptarëve për Olta Xhaçkën, zgjodhi që me një vendim politik të abstenonte gjoja, praktikisht duke e rrëzuar vendimin e GjK.