VIDEO/ Në gjykatën më të rëndësishme të Shqipërisë punohet si kapanon, ATSH e japin për kullë

Gazetari Sami Neza, gjatë bisedës në ‘Task Force’ në SYRI TV, me Sonila Meçon, gjatë diskutimit për kthimin e Tiranës në një ‘përshesh’ kullash, u shpreh se, nuk ka studime në lidhje me nevojat për ndërtim në kryeqytet.  

‘Atsh e kanë dërguar për të ndërtuar kulla dhe për çudi në këtë projekt ka edhe banesa për strehim. Është allogjike në raport me konceptin që ata reklamojnë për rindërtimin’, tha Neza.

‘Nuk ka një analizë nevojash për ndërtimin, apo rindërtimin e institucioneve publike. Marrim ish-ATSH, kjo ndodhet ngjitur me Gjykatën e Apelit e cila ka 37 mijë çështje penale të mbartura.

Ata kërkojnë një ndërtesë dhe ndërtesa ku janë bashkuar 6 gjykata apeli, është tek ajo që është tani.

Aty kanë punuar 33 gjyqtarë më herët, e aty do të punojnë 78 gjyqtarë. Ndoshta nuk punojnë krejt tani, por do të jenë pas 2-3 vitesh. Imagjinoni ju si punojnë tani.

Ata punojnë si në një kapanon. Ata kanë kërkuar ndërtesën e ATSH në mënyrë që të krijohet hapësirë, pasi janë ngjitur edhe pa shumë investime dhe krijohen kushtet normale.

Nuk e kanë bërë.

Atsh e kanë dërguar për të ndërtuar kulla dhe për çudi në këtë projekt ka edhe banesa për strehim. Është allogjike në raport me konceptin që ata reklamojnë për rindërtimin’, tha Sami Neza në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: